Photogallery

PROGRAMI

Contact us

RADIO MARIA

Studio:
+381 (0) 38 748 777

Admin:

+386 (0) 49 20 59 59

 

MIRË SE ERDHËT!

Familja Botërore e Radio Maria, (World Family of Radio Maria). është një organizatë joqeveritare , që është themeluar me ligj në 1998, dhe themelues i saj është shoqata italiane e Radio Maria italiane. Ideja dhe realizimi i parë i Radio Marisë ka nisur në vitin 1983, në famullinë Erba (Provincë e Komos), në veri të Italisë. Në vitin 1987, themelohet dhe regjistrohet Shoqata e Qytetarëve në Itali. Këtu filloi edhe projekti i Radio Marisë duke u përhapur dalë-ngadalë, derisa mbuloi tërë Italinë. Pas kësaj fillojnë të lindin shoqatat e tjera të Radio Marisë në më shumë se 60 vende të botës, duke u nisur nga Evropa, dy Amerikat, Afrika e deri në Filipine, në pjesën tjetër të kontinentit të Azisë. Të gjitha shoqatat kombëtare janë themeluar në mënyrë autonome në vendet e tyre, ndërsa lidhja e tyre e përbashkët bëhet e mundur përmes shoqatës së përbashkët “Familja Botërore e Radio Marisë” (World Family of Radio Maria).Në çastin e themelimit të Familjes Botërore të Radio Marisë, në vitin 1998, në botë ekzistonin vetëm 16 Radio Maria kombëtare. President i shoqatës  është Emanuele Ferrario . Personeli operativ është i përbërë nga të punësuar profesionistë , si dhe nga një numër i madh i vullnetarëve , të cilat punojnë në fusha të ndryshme  nëpër pesë kontinente të botës. Zyra qendrore është në Corso Vittorio Emanuele, në Romë , ndërsa zyra administrativo-teknike është ne Via Mazzini Casciago (VA). ......

LAJME DHE NGJARJE

        

Ndihmo Radio Marinë

Ngjarje të veçanta

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.