Prezantimi i Projektit: Radio Maria në Nazaret  

Written by on May 22, 2018

MARIATONA 2018,
Prezantimi i Projektit të dytë që RMK, ka përzgjedhur ta ndihmoj dhe biseda
me Jozef Nassar, përgjegjës i RM për Lindjen e Mesme dhe Oqeaninë,
Projekti: Radio Maria në Nazaret  

Ne e kuptuam, se prania e një stacioni radiofonik katolik në këtë rajon i jep shpresë katolikëve, të cilët në nivel lokal nuk kanë pikë referimi. Përveç kësaj, ceremonitë brenda bazilikës mund të transmetohen në tërë botën.

RMK: Ne kemi zgjedhur projektin Nazareti dhe rrethi. Na shpjego pak rëndësinë e këtij projekti për dëgjuesit dhe bashkëpunëtorët, donatorët tanë?
Jozef Nassar: Jam i lumtur që RMK-së ka zgjedhur projektin tonë për ta paraqitur dhe përkrahur. Ne kemi RM në gjuhën arabe për tërë rajonin. Kemi dashur pikërisht në Nazaret, ku ka jetuar familja shenjte, Jezusi, Maria, Jozefi, ta bartim porosinë e paqes, dashurisë, pajtimit, solidaritetin për të krishterët, pakicë e kërcnuar dhe rrezikuar, nga gjithë të krishterët e botës. Kështu edhe RMK-së e jep një përkrahje dhe kontribut në këtë drejtim.
RMK: Pse RM në Nazaret?
Jozef Nassar: Të krishterët në Nazaret dhe rrethinë janë gjithnjë më pak, si dhe në tërë Lindjen e Mesme. Shtrohet pyetja përse? Lufta, shumica e popullatës jo e krishterë, rrethanat mjaft të vështira. Mirëpo në anën tjetër ne jemi këtu që dymijë vjet, sepse Virgjëra Mari ka lindur këtu, Jezusi është rritur këtu, në Familjen Shenjte, së bashku me Marinë dhe Jozefin. Këtu është shtëpia e Marisë, vendi ku të parët tanë që nga atëherë kanë besuar dhe jetuar fenë e krishterë. Prandaj këtu duhet të jetë edhe RM në Nazaret, si nevojë dhe detyrë e jona, e të gjithë të krishterëve, njerëzve vullnetmirë në mbarë botën. Si mund të mos jemi aty ku Jezusi, Maria, Jozefi kanë jetuar. Kjo do të jetë lidhje feje dhe dashurie. Nevoja shpirtërore, sepse në një popullatë të 60000 jemi diku 3 mijë deri në 5 mijë të krishterë.Ka rëndësi vazhdimësia prej kohës së Jezusit e deri sot, porosia e jetës, dashurisë, faljes, pajtimi, bashkimit në dallime.
RMK: Faleminderit për këtë paraqitje të qartë dhe për ne shumë domethënëse, një impuls pozitiv për të gjithë. Nga Nazareti kemi një porosi dhe mundësi të madhe dhe të jashtëzakonshme.
 Ne e falenderojmë RMK-së për interesim dhe përzgjedhje të projektit tonë. Ju përshendesim ju dhe RMK-së dhe përzemërsisht ju falenderojmë për përkrahje shpirtërore, morale dhe materiale. Zoti ju bekoftë. Virgjëra Mari ndërmjetësoftë te Zoti për të gjithë ju!

Current track

Title

Artist