MARIATONA 2018, ”Gëzimi i Ungjillëzimit”

Written by on May 22, 2018

Prezantimi i projektit:

Radio Maria në Kampin e refugjatëve të Sudanit Jugor në Uganda

Hyrje
Me para Luftës së vitit 1998 – 1999 ishim si Popull i përndjekur, ndaluar dhe përjashtuar nga jeta, shkolla, puna, të drejtat themelore njerëzore, familjare, shoqërore dhe kombëtare.
Faza e dytë ishin kampet e refugjatëve në Maqedoni, Shqipëri, Malin e Zi, shkapërderhja jonë nëpër botë. Prandaj përvoja e pasigurisë, përndjekjes, rrezikimit të jetës, vështirësive nëpër kampe të ndryshe është “bukë e përditshme”.
Faza e tretë është Lufta, flijimi i bijëve dhe bijave tona nëpërmjet UÇK-së, ndërhyrja e NATOS, mbi të gjitha ndihma dhe përkrahja e Zotit dhe botës liridashëse dhe demokratike.
Nga kjo përvojë e hidhët, por edhe shumë e çmuar, kemi zgjedhur projektin e refugjatëve në Sudanin Jugor, përmes Ugandës, në shenjë falenderimi për mbijetesën tonë, tash lirinë, demokracinë dhe pamvarësinë e Kosovës.
Historiku i shkurtër i këtij Projekti: Në 20 vitet e fundit Uganda është vendstrehim për shumë popuj dhe vende të rrezikuara: nga Kongo, Ruanda, Kenia dhe Sudani Jugor. Miliona njerëz klrkojnë shpëtimin e jetës, lirinë dhe demokracinë. Në kampet e quajtura BIDIBIDI, nëpër tenda, tashmë janë krijuar lagjë dhe qytete të tëra.
Popullata nëpër kampe afro 85% janë gra dhe fëmijë. UNHCR-si nuk është më në gjendje të përballojë këtë situatë shpesh edhe dramatike. Nevoja për t’i ndihmuar do të ishte së paku 674 milion dollarë, ndërsa UNHCR-si ka fituar vetëm 250 milion dollarë.
Uganda nuk ka më resurse të mjaftueshme as për ushqim, veshmbathje dhe barna. WFP – programi Botëror për Ushqim po ashtu nuk ka ndihma të mjaftueshme për këto popullata. Shkollimi dhe mjekimi i fëmijëve është vështirësuar dukshëm.
Popullata e Sudanit Jugor vazhdimisht ishtë në ikje, në kërkim të mbrojtjes, ushqimit, ujit, strehimit. Mos të harrojmë që Uganda është një shtet i varfër, por edhe i hapur. RMB – Radio Maria Botërore ka planifikuar që të jetë në mesin e 500. 000 refugjatëve të Sudanit Jugor në Ugandë nëpërmjet një studio me audio frekvenca, si dhe shpërndarjen e radiove që do të funksionojnë me energji diellore, sepse mungon rruma eletrike. (Prezantimi i rendesise se Radio Marise, si mjet shprese e ngushellimi).

Biseda me Jean Paul Kayihura, koordinator i Projektit.

RMK: Pershendetje te perzemerta nga Kosova.
Jean Paul Kayihura: Në fillim dua t’ua sjellë dëgjuesve të RMK-së një përshendetje të përzemërt afrikane, si dhe një falenderim të veçantë. Ju me zgjidhjen e projektit të kampit të refugjatëve në Sudanin Jugor, përmes projetit të Ugandës, keni bërë një përcaktim të guximshëm dhe të qëlluar, që është shenjë e solidaritetit dhe bamirësisë, bujarisë që keni në shpirt dhe në zemër.
Afrika, siç e dini, është kontinent i madh dhe me shumë probleme, sfida. Ndër ne 22 shtete afrikane kanë Radio Marinë, ndëra ajo mungon ende në 20 shtete tjera.
Kontinenti ka etje dhe uri për paqe. Sudani Jugor ka vuajtur shumë gjatë viteve 1983-2005 me luftë të tmerruese. Në vitin 2005 ishte arritur një marrëveshje e paqes, por që ka zgjatur pak. Në vitin 2011 është shpallur pamvarësia e këtij shteti me shumicë të krishterë, katolikë. Në vitin 2013 erdhe deri te lufta e brendshme, me shumë dhembje, vrasje, dhunë.
Në Ugandë është krijuar kampi i refugjatëve me 500. 000 apo 600. 000 njerëz, si kampi i dytë për sa i përket madhësisë në botë. Shumica e pjesëmarrësve janë fëmijë, gra veja veja, njerëz të sëmurë dhe të moshuar, familje të shpartalluara
Edhe ju keni përjetuar situata të ngjashme, pra, më së miri mund t’i kuptoni dhe ndihmoni. Në kamp mungon gjithçka: ushqimi, uji, veshmbathja, kujdesi shëndetësor, rryma, radio, televizioni, shtypi…
Gjatë vizitës hetova që disa prej tyre kishin rruzare. I pyeta: kush ju ka dhënë? Disa njerëz me zemër të mirë na kanë dhuruar rruzaret, që së paku të mund të lutemi… Mungojnë kishat. Aty pashë 20 kapela të vogla, tenda. Disa prej tyre më thanë kështu: ne jemi katolikë dhe prej katolikve të mbarë botës presim ndihma.
RMK: Gjendja që ke përshkruar vërtet është e pabesueshme, dramatike. Për ata solidariteti edhe nëpërmjer rruzareve është diçka e madhe, prek shpirtin dhe zemrën, ndërgjegjjen tonë. Çka na porosit neve në këtë situatë?
Jean Paul Kayihura: Dua të them edhe diçka. Prej mbrëmjes, diku rreth orës 18. 00, deri në mëngjes, diku rreth orës 8, njerëzit nuk dinë më çka të bëjnë, si ta kalojnë natën. U thashë që ndoshta bota e krishterë do t’iu ndihmojë për një Radio Mari. Ata u gëzuan shumë dhe e kënduan një këngë që ma kushtuan mua. Kam dëshirë që kjo këngë të këndohet për ju, për garën e bamirësisë dhe bujarisë, fesë dhe dashurisë.
Ndoshta ju keni pak mjete, mundësi financiare, por nëse merrni pjesë të gjithë, atëherë nuk është më pak. Ata do të luten për ju si dhe ju për ata dhe bekimi i Zotit me ndërmjetësinë e Virgjërës Mari nuk do të mungojë.
Këtë çështje do ta marrim me zemër: uratë, bashkëndarje, dashuri, dhurime dhe bekime. Zoti na ndihmoftë në Mariatonën që e kemi filluar.

Current track

Title

Artist