Qëllimi

Qëllimi kryesor i tij është Ungjillëzimi – Shpallja e  Fjalës –  Dashurisë se Zotit .

– Të nxisë ngritjen sociale dhe kulturore në vendet ku ajo operon, përmes promovimit të vlerave të tyre sociale, kulturore dhe fetare, për përmirësimin e bashkëjetesës dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, me ndihmën e radios apo prezantimin e ngjarjeve të rëndësishme lokale. 

-Të nxisë përhapjen e porosisë së Ungjillit të gëzimit dhe shpresës me vëmendje të veçantë për të sëmurët dhe të varfrit, në përputhje parimet e Kishës katolike.

– Të përpiqet të kultivojë jetën e përsosur dhe të ndihmojë nderimin e Hyjit, shikimin e krishterë në botë, ndërmarrjen e veprave të bamirësisë duke përmbushur jetën shoqërore me shpirtin e krishterë;

– Të mbështesë veprimtarinë radiofonike me program të krishterë dhe kulturor me përmbajtje etike përmes programeve të radios, të cilat do t’i prodhojë vetë ose do t’i marrë nga të tretët;

– Të nxisë mësimin e krishterë dhe ungjillëzimin me ndihmën e mjeteve audio-pamore dhe me shtypin e përkohshëm;

– Të përhapë trashëgiminë e krishterë kulturore dhe të nxisë krijimtarinë shpirtërore;

– Të nxisë dhe të mbështesë mbledhjen e ndihmave materiale të nevojshme për prodhimin e programit të Radio Marisë dhe për veprimtaritë e tjera të saj.



Radio Maria Kosove

Current track
TITLE
ARTIST