Rreth nesh

Familja Botërore e Radio Maria, (World Family of Radio Maria). është një organizatë joqeveritare , që është themeluar me ligj në 1998, dhe themelues i saj është shoqata italiane e Radio Maria italiane. Ideja dhe realizimi i parë i Radio Marisë ka nisur në vitin 1983, në famullinë Erba (Provincë e Komos), në veri të Italisë. Në vitin 1987, themelohet dhe regjistrohet Shoqata e Qytetarëve në Itali. Këtu filloi edhe projekti i Radio Marisë duke u përhapur dalë-ngadalë, derisa mbuloi tërë Italinë. Pas kësaj fillojnë të lindin shoqatat e tjera të Radio Marisë në më shumë se 60 vende të botës, duke u nisur nga Evropa, dy Amerikat, Afrika e deri në Filipine, në pjesën tjetër të kontinentit të Azisë. Të gjitha shoqatat kombëtare janë themeluar në mënyrë autonome në vendet e tyre, ndërsa lidhja e tyre e përbashkët bëhet e mundur përmes shoqatës së përbashkët “Familja Botërore e Radio Marisë” (World Family of Radio Maria).Në çastin e themelimit të Familjes Botërore të Radio Marisë, në vitin 1998, në botë ekzistonin vetëm 16 Radio Maria kombëtare. President i shoqatës  është Emanuele Ferrario . Personeli operativ është i përbërë nga të punësuar profesionistë , si dhe nga një numër i madh i vullnetarëve , të cilat punojnë në fusha të ndryshme  nëpër pesë kontinente të botës. Zyra qendrore është në Corso Vittorio Emanuele, në Romë , ndërsa zyra administrativo-teknike është ne Via Mazzini Casciago (VA)

Radio Maria Kosovë është shoqatë jo-fitimprurëse dhe jo-politike. Veprimtaria e saj themelore është radiofonike.. Qëllimi kryesor është promovimi i vlerave më të larta njerëzore me qëllim ndërtimin e një shoqërie demokratike e të hapur ndaj solidaritetit dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Veprimtaria e radios realizohet në sajë të punës vullnetarë të meshtarëve, rregulltarëve, shekullarëve, të rinjve, fëmijëve, si dhe ndihmës financiare të dëgjuesve të Radio Marisë, të cilët përfaqësojnë shtresat më të varfra të shoqërisë (pensionistë, të sëmurë, të vetmuar).


Radio Maria Kosove

Current track
TITLE
ARTIST